Aktualitet

Zbardhet DINAMIKA/ Udhëtimi i fundit me makinë i të rinjëve nga Puka, vrasësit i zunë pritë në autostradë. Pse ndaluan

27 Prill 2020, 16:18 Nga DOSJA
Zbardhet DINAMIKA/ Udhëtimi i fundit me makinë i të rinjëve

DURRËS– Dy vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia janë ekzektuar me armë zjarri në zonën e Nishtullës në qytetin e Durrësit, pasditën e sotme. Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr.15 në Spitallë.

Pista kryesore ku edhe po hetohet është ajo e larjes së hesapeve duke marrë shkas edhe nga mënyra e vrasjes, e cila i përngjan një ekzektutimi mafioz.

Dy të rinjtë kanë përshkruar rrugën nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” për në tregun e makinave në qytet. Nuk dihet nëse viktimat kanë pasur njohje me agresorët e tyre, pasi mësohet se ata e kanë ndaluar vetë makinën por janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga ana e atentarotëve. Si pasojë dy të rinjtë kanë ndërruar jetë në vend. Makina e tyre është ende në vendngjarje duke u “çmontuar” nga grupi hetimor, ndërsa trupat e tyre janë dërguar në morg. 

Dy të rinjtë e ekzektuar nuk janë njohur kurrë si agresivë. Ndërkohë përveç Fushë Krujës, forcat speciale të RENEA-ve kanë ngitur postblloqe edhe në Shijak, Kavajë dhe në autostradë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditën e sotme në Durrës, ku me breshëri plumbash janë vrarë dy vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia. Dy vëllezërve iu bë pritë në tregun e shitjes së makinave në Durrës.

Dyshohet se të rinjtë i njihnin ekzektutorët e tyre. Aktualisht trupat e tyre ndodhen në morg, ndërsa makina, akoma në vendngjarje, ku grupi hetimor po merr të gjithë provat. Shkak për atentatin dyshohet se është bërë një borxh për makina. Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar 30 persona.

(k.m.f.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia viktor haxhia vrasja ne durres vrasje ne nishtulle besmir haxhia viktor haxhia vrasja ne durres vrasje ne nishtulle

Sondazh

Poll