Aktualitet

Katër viktima brenda dy orëve, Policia e Shtetit blindon vendin pas vrasjeve në Lezhë e Durrës, kontroll masiv në Fushë K

27 Prill 2020, 15:46 Nga DOSJA
Katër viktima brenda dy orëve, Policia e Shtetit blindon vendin pas

TIRANË– Shqipëria është tronditur ditën e sotme teksa brenda dy orëve janë shënuar katër viktima. Vrasja e parë e dyfishtë u shënua në fshatin e largët të Lezhës në një kodër në Lalm të Vjetër.

Dy burrat, rreth 60 vjeç, Preng Simoni dhe tjetri, i identifikuar si Kol Murrani u gjetën të pajetë rreth orës 16:00 kur fqinjët e tyre në këtë zonë, dëgjuan krismat e para.

Kol Murrani është banor i zonës dhe një rapsod i njohur në Lezhë, ndërsa për Simonin, nuk dihen ende detaje. Paraprakisht dyshohet se mund të jenë ekzekutuar me armë zjarri nga një person i tretë, ndërkohë që ende nuk dihen detaje të reja.

Mirëpo, sapo ka kaluar një orë, dy trupa të tjerë të pajetë janë gjetur brenda një automjeti të llojit “Golf 5”, në tregun e makinave në Durrës. Zona njihet ndryshe si Nishtulla. Siç shihet edhe në foto, mjeti ku ndodhen brenda dy trupat e pajetë, është rrethuar nga efektivë policie që kanë krijuar perimetrin e sigurisë, dhe po zhvillohen hetimet mbi ngjarjen.

E vetmja gjë që dihet deri më tani, është se personat që ndodhet brenda mjetit janë kushërinj dhe kanë rënë pre e një atentati.

Vendi ku po kërkohet për autorët është Fushë Kruja, aty ku dyshohet se mund të jenë larguar atentatorët e dy kushërinjve në Shën Vlash të Durrësit. Në shumë raste, Fushë Kruja ka ‘mbuluar’ dhe ka ‘fshehur’ emra të botës së krimit, që kanë marrë pjesë në atentate të ndryshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia fushë-krujë kater vrasje ne shqiperi kol murrani preng simoni viktor haxhia besmir haxhia fushë-krujë kater vrasje ne shqiperi kol murrani preng simoni viktor haxhia

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Prill 2020, 15:12

DURRËS– Besmir dhe Viktor Haxhia, të dy vëllezër të moshave 35 dhe 37 vjeç janë ekzekutuar me 55 plumba pasditen e sotme në një atentat mafioz. Mëso...