Aktualitet

“Është ulur kriminaliteti”, Shqipëria tronditet nga 4 vrasje dhe 3 vetëvrasje pak orë pas deklaratës së zv. ministrit

27 Prill 2020, 16:46 Nga DOSJA
“Është ulur kriminaliteti”, Shqipëria tronditet nga 4

TIRANË– Shqipëria prej 50 ditësh ndodhet në karantinë dhe kriminaliteti ka qenë i ulët. Qytetarët u mbyllën të gjithë nëpër banesat e tyre dhe harruan hasmëritë me njëri-tjetrin dhe nisën të luftonin kundër armikut të përbashkët, virusit COVID-19.

Por autoritetet prej ditësh njëzëri kanë thënë se kulmi i COVID-19 është kaluar dhe është fituar një betejë kundër tij. Sot zëvendës ministri i Brenshëm, Julian Hodaj, u shpreh krenar që gjatë dy muajve kur shqiptarët kanë qenë të mbyllur ka pasur një numër të vogël aksidentesh dhe kriminaliteti po ashtu ishte minimizuar.

Në lidhje me kriminalitetit dhe aksidentet vihet re një ulje drastike dhe kjo është e kuptueshme dhe për shkak të normave të izolimit”, u shpreh Hodaj në një intervistë televizive.

Por pas kësaj deklarate… kemi 4 persona të vdekur dhe 3 të tjerë që janë vetëvrarë.

Në Tiranë dhe Elbasan, tre persona kanë ndërrmarë sot veprimin ekstrem duke vrarë veten dhe Policia ka nisur hetimet për këto ngjarje.

Por nga ana tjetër në fshatin Lalm të Lezhës u gjetën dy persona të dekur, ku një prej tyre dhe ishte masakruar. Kol Murrani dhe Preng Simoni janë dy vikimat në Lezhë, e Policia ende nuk ka një pistë për vrasjen e tyre.

Ende pa u shua jehona e armëve që u përdorën në Lezhë, një tjetër breshëri arme u dëgjua në Durrës. Të vdekur mbetën 2 vëllezër, Viktor dhe Besmir Haxhia. Ata janë gjetur nga Policia të vdekur në makinën e tyre e po ponohet për zbardhjen e kësaj ngjajre.

Por kriminaliteti nuk është ndalur, siç njoftoi zëvendës ministri, pasi në ditët e fundit abuzimet me të mitur janë shtuar, po ashtu dhe dhuna në familje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besmir haxhia julian hodaj kol murrani krimi ne shqiperi preng simoni viktor haxhia besmir haxhia julian hodaj kol murrani krimi ne shqiperi preng simoni viktor haxhia

Sondazh

Poll