Bota

27 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ndërsa edhe në Itali ka ndodhur diçka e tillë, si shteti më i goditur në Europë nga koronavirusi mësohet se të paktën  41 bosa të mafias kanë përfituar nga  amnistia.

Por kjo lëvizje ka shkaktuar një skandal të madh publik e mediatik si dhe zemërimin e prokurorëve të antimafias, mes tyre debate  janë ngajllur edhe nga familjarët e viktimave nga mafia në Itali.

Ministria e Drejtësisë e drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioenve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak të gjithë të burgosurit që vuajnë nga sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes, që vuajnë nga diabeti, nga sëmundje kardiake, nga sëmundjet e gjakut, nga AIDS, nga sëmundje të trashëgueshme, ata të cilët janë mbi 70 vjeç.

Në këtë mënyrë ata kanë përfituar nga kjo urdhëresë e firmosur më 21 mars të 2020, dhe kanë dalë nga burgjet rreth 41 bosa të mafies.

Mësohet se mes tyre janë edhe emra të rëndësishëm të botës së krimianalitetit si Francesco Bonura,  78 vjeç, kapomafia e Palermos e konsideruar si koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano.  Gjithashtu nga burgu ka dalë edhe mafiozi Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Të tjerë mafiozë që janë tashmë në arrest shtëpie janë: Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro.

Por pas lirimit të këtyre mafiozëve, një grup prokurorësh të antiamfias italiane mes të cilëve dhe kryeprokurorir Federico Kalfiero De Raho kanë ngritur alarmin ndaj një vendimi të tillë.

Dalja nga burgu qoftë në regjim arresti shtëpiak për bosat e mafies do të thotë t’i dorëzosh krimit të organizuar një pjesë të vendit.  Është e paimagjuniueshmë një gjë e tillë. Kthimi i mafiozëve në shtëpi, thotë ai nuk është vetëm një tejtër emergjencëe krimianle por dhe një bombë sociale e ekonomike.”- ka thënë  Kryeprokurori De Raho.

Ndërsa familjarët e viktiamve nga mafia kanë kërkuar të verifikohen kriteret gjyqësore që janë adoptuar për të vlerësuar daljne nga burgu të bosave amfiozë të dënuar nën ligjin antimafia të një regjimi të rëndë dënimi. “Ky lajm për ne familjarët, është një tjetër plagë që thellon plagët e pambyllura që kanë shkaktuar këta kriminelë.”- janë shprehur ata.

Burimi: LaRepubblica

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali mafia italiane koronavirusi ne itali mafia italiane

Sondazh

Poll