Bota

Shënohen 4 viktima brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen edhe 13 raste të reja me Covid-19

27 Prill 2020, 12:36 Nga DOSJA
Shënohen 4 viktima brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut,

MAQEDONI E VERIUT- Të paktën 4 persona kanë vdekur ditën e sotme nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, ndërsa 13 persona të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se me bilancin ditor të së hënës numri  total i viktimave është rritur në 66, ndërsa të infektuar janë rregjistruar në total  1,386 të tjerë.

Lajmi i mirë është se përveç vitkimave dhe rasteve të reja në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 53 pacient të shëruar nga Covid-19.

Kujtojmë që edhe në këtë shtet sikurse në shumë shtete të tjera që  janë prekur nga koronavirusi, ende vijojnë të jenë masat e forta të koronavirusit, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonen e veriut koronavirusi ne maqedonen e veriut

Sondazh

Poll