Bota

Nis studimi në shpellat për lakuriqët e natës, zbulohen 500 koronaviruse të rinj

27 Prill 2020, 12:53 Nga DOSJA
Nis studimi në shpellat për lakuriqët e natës, zbulohen 500

KINË– Koronavirusi ka prekur mbi 200 shtete në mbarë botën dhe në këtë kohë qindra grupe ekspertësh dhe shkencëtarësh po punojnë për gjetjen e një vaksine si edhe në gjetjen e origjinës së Covid-19.

Sëfundmi shihet se një grup ekspertësh të pajisur me maska, doreza dhe veshje mbrojtëse, në mënyrë që mos rrezikojnë aspak nga infektimi i ndonjë virusi, kanë nisur kësht kërkimet në shpellat ku jetojnë lakuriqët e natës, për të parashikuar pandeminë e radhës.

Teksa mbajnë në duar fenerë për shkak të errësirës, ata vendosin rrjetat e tyre në hyrjen e errët të shpellës së mbingarkuar me pemë bambuje, e cila është pjesë e një sistemi të gjerë të shpellave gëlqerore në provincën e Yunnan në Kinë.

Sipas mediave të huaja, thuhet se ata presin të vijë mbrëmja në mënyrë që lakuriqët të fluturojnë për të kërkuar ushqim e në këtë mënyrë ata do të bien në rrjetat që studiuesit kanë vënë.

Më pas shkencëtarët mbledhin rrjetat dhe i i bëjnë anestezi lakuriqëve të natës, përpara se të marrin gjakun nga trupi i tyre. Gjithashtu ata mbledhin dhe pështymë dhe fekale. Mësohet se deri më tani shkencëtarët kanë mbledhur më shumë se 15 mijë mostra, të cilët çuan në identifikimin e 500 koronavirusëve të rinj. Një nga ata, i gjetur në një shpellë në vitin 2013, ishte një paraardhës i mundshëm i COVID-19.

Para pandemisë SARS në vitin 2003, hulumtimi mbi koronaviruset nuk kishte vëmendjen e duhur. Vetëm dy koronaviruse njerëzorë ishin identifikuar deri në atë kohë, të dy të zbuluar në vitin 1960.

Ndërsa në 2009 u themelua “Predict”, që financohet nga USAID, dhe drejtohet nga Universiteti i Kalifornisë Davis, së bashku me Eco Health, Institucionin Smithsonian, Shoqërinë e Konservimit të Jetës së Egër dhe Metabiota, një kompani kaliforniane që merret me gjurmimin e epidemive.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë lakuriqet e nates koronavirusi në kinë lakuriqet e nates

Sondazh

Poll