Bota

Zbulohen të fshehtat e pedofilit të famshëm Jeffrey Epstein, trafikonte dhe abuzonte seksualisht me vajaza të mitura

27 Prill 2020, 14:25 Nga DOSJA
Zbulohen të fshehtat e pedofilit të famshëm Jeffrey Epstein,

SHBA- Pedofili i famshëm Jeffrey Epstein, i cili ka vdekur në burg, ka trafikuar dhe abuzuar seksualisht me vazja në moshën 11 vjeç, deri në vitin 2018. Këtë e ka bërë të ditur kryeprokurorja e Ishujve Vigin, Denise N. George.

Sipas saj vajzat në moshën 11 e 12 vjeç dërgoheshin në vilën e tij private të njohur si Little Saint, ku shpesh vizitohej nga emra të famshëm të politikës dhe artit. Sipas mediave ndërkombëtare, thuhet  se Epstein i mbante të dhënat në kompjuter për vendndodhjen dhe gatishmërinë e viktimave të tij.

“Epstein përdorte rezidencën e tij në Ishujt Virgin të SHBA si një mënyrë për të fshehur dhe zgjeruar aktivitetin e tij”,- tha prokurorja George.

Ai ishte akuzuar për abuzime të tilla me të mitura nga prokurorët e Manhattan prej verës së shkuar, por jo për aktivitete përtej vitit 2005. Mediat e huaja kanë raportuar se Epstein se vari veten në burgun Metropolitan teksa priste gjyqin e akuzave federale të trafikut seksual dhe komplotit. Por pas hetimeve u zbulua se rojet e burgut nuk e kishin kontrolluar atë për të paktën 3 orë dhe vdekja e tij e dyshimte është tashmë objekt i tre hetimeve të tjera federale.

Akuzat e reja vijnë nga hetimet e kryeprokurores George dhe nga dokumentet e gjyqeve për çështjet e tij, ku thuhet se Epstein prej disa dekadash drejtonte një skemë abuzimesh seksuale. Padia e George kërkon sekuestrimin e vilës së tij Little Saint James si dhe ishullin në pronësi të tij Great Saint James, bashkë me disa kompani fantazmë  që Epstein kishte blerë dhe përdorte si front të ligjshëm për trafikun e tij seksual me të miturat.

Mediat shtojnë se Epstein përdorte një rreth të gjerë bashkëpunëtorësh për të dërguar vajzat e gratë e tij në një vorbull shërbimesh seksuale, duke përdorur viza false nga agjenci modeling.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amerikë denise n. george. jeffrey epstein amerikë denise n. george. jeffrey epstein

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...