Bota

Detajet/ Skema që tregon sesi 9 persona u infektuan nga koronavirusi, përmes ajrit të kondicionerit (FOTOT)

27 Prill 2020, 13:42 Nga DOSJA

KINË– Koronavirusi ka shtyrë që shumë biznese në mbarë botën të ndërmarrin masa më të  forta për zhdukjen e Covid-19. Edhe me rihapjen e restoranteve dhe lokaleve do të duhet ruhet një distancë në mbrojtje të shëndetit të njeriut. Por mediat e huaja kanë treguar sesi  9 persona u infektuan brenda një restoranti si shkak  i kondicionerit.

Kjo diagramë i është bashkangjitur një letre të dërguar nga disa shkencëtarë të Guangzhou, Kinë,  e më pas është publikuar këtë javë në një revistë shkencore për sëmundje infektive.

Autorët shpjegojnë se si kondicioneri ka lëshuar pikëza të vogla likuide (ndryshe në terminologjinë angleze droplets) në restorantin e mbyllur (restoranti ishte pa dritare) më datë 24 janar 2020, por emri i restorantit nuk përmendet.

Gjithashtu kjo skemë shfaq një person të infektuar i referuar me emrin A1, i cili vjen nga Wuhani së bashku me A2 dhe A4 në 23 janar. Individi ishte asimptomatik (pra nuk po shfaqte simptoma) pavarësisht infeksionit të tij nga koronavirusi që kishte.

Nga data 5 shkurt nëntë klientë të tjerë (duke përfshirë këtu katër anëtarë të familjes së A-së, tre anëtarë të familjes së B-së dhe dy anëtarë të familjes së C-së) testuan pozitiv me koronavirus.

“Transmetimi i pikëzave të vogla është favorizuar nga ventilimi i ajrit të kondicionuar. Faktori kryesor mbi infektimin jepet nga drejtimi i rrjedhës së ajrit. Rrjedha e fortë e ajrit të kondicionerit mund të ketë marrë me vete e lëvizur pikëzat e vogla likuide nga tavolina C në tavolinën A, e më pas në tavolinën B e prapë në tavolinën C.”- deklaruan autorët.

Pra deri më tani është zbuluar se koronavirusi transmetohet pikërisht prej këtyre pikëzave të vogla likuide. Nën kushtet normale këto pikëza të vogla kanë tendecën të fluskojnë (pra të lëvizin) në ajër për jo më shumë se një metër.

Ajri i kondicionerit ka qarkulluar konstantisht në dhomë. Anëtarët e familjes A dhe C kanë ndarë të njëjtën hapësirë për 73 minuta, ndërsa familjet A dhe B për 53 minuta.

Më tej autorët shtojnë se tavolinat kanë qënë në distancë 1 metër me njëra tjetrën.

Restoranteve iu është kërkuar që të reduktojnë kapacitetet e tyre, në mënyrë që të ketë më shumë distancë midis klientëve, sapo ato të rihapen me mbarimin e izolimit.

Burimi: businessinsider

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine kine

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2020, 13:33

ITALI– Koronavirusi bëri që shumë shtete në mbarë botën të nxirrnin nga burgjet me mijëra të dënuar për krime të ndryshme si shkak i përhapjes së Covid-19. Por ...