Aktualitet

Durrës/ Çahet tubi i gazit të kondicionerit, helmohen 14 gra në një fasoneri, mes tyre një shtatzënë

29 Janar 2019, 11:36 Nga DOSJA
Durrës/ Çahet tubi i gazit të kondicionerit, helmohen 14 gra

Durrës- Çarja e tubit të gazit të kondicionerit në një fasoneri në zonën e Fllakës afër mbikalimit në autostradë ka bërë që 14 punonjëse të kësaj fasonerie të helmohen. 

Mes punonjëseve të helmuara rezulton të jetë edhe një grua shtatzënë, ndërkohë që gratë janë akomoduar ku të munden, madje edhe dy në një krevat për shkak të mungesës së kapaciteteve në urgjencën e Durrësit.

Punonjëset e fasonerisë Albastar janë ndjerë keq dhe kanë patur marrje mendsh e këputje. Ato janë transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ndërkohë pritet kryerja e analizave toksikologjike për të zbuluar shkakun e helmimit.

Nadire Jani, drejtoresha e Spitalit të Durrësit ka thënë se gjendja e punonjëseve të helmuara është e mirë.

“Gjendja është relativisht e mirë, nuk janë të sëmura rëndë, më shumë i ka kapur paniku, kanë marrje mendsh, u vjen edhe për të vjellë. Shifrat e tensionit janë normal, ka një ulje të oksigjenimit në organizëm, ata që kanë qenë në gjendje më të mirë i kemi çuar në pavione, pasi kanë nevojë për oksigjen. Situata po stabilizohet”,-tha ajo.

Nga ana tjetër, Policia sqaron se shkaku i helmimit është gazi i kaldajës së hekurosjes. 

Njoftimi i plotë:

Sot kanë shkuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, 16 punëtore të një rrobaqepësie në afërsi të mbikalimit të Fllakës. 9 prej tyre dolën nga spitali pasi morën ndihmën e parë, ndërsa 7 shtetase ndodhen jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht dyshohet se shkak ishte rrjedhja e gazrave në tubin e aspirimit, që nxjerr jashtë gazrat e kaldajës së hekurosjes. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është rasti i parë i problemeve në këtë fasoneri. Në nëntor të 2018-ës, 40 punonjëse të kësaj fasonerie u helmuan, ndërkohë që policia raportoi se shkak për helmimin ishte çmontimi i kondicionerëve dhe lëshimi i gazit.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet fasoneria ne durres helmimi ne fasoneri nadire jani fasoneria ne durres helmimi ne fasoneri nadire jani

Sondazh

Poll