Aktualitet

KPK jep vendimin nesër për Prelën, PD: Ka dalë në përgjimet e grupit të Avdylajve, të sekuestrohen kamerat e sigurisë

28 Janar 2019, 12:48 Nga DOSJA
KPK jep vendimin nesër për Prelën, PD: Ka dalë në

TIRANË- Një ditë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të japë vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda, prokuroren Donika Prela, PD e akuzon se ajo është e lidhur me grupin e Avdylajve, të arrestuar në tetor, si një grup kriminal që trafikonte drogë nga Kolumbia dhe vendet e Amerikës Latine përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

PD akuzon se pasuria e Preles është e pajustifikuar. Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, tha sot nga selia blu, se edhe bashkëshorti i Prelës dyshohet se pastron para.

 “Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, KPK duhet të verifikojë nga kamerat e sigurisë a është takuar Donika Prela në nëntor-dhjetor me anëtaren e vetingut Valbona Sanxhaktari dhe a është pjesë e dosjes 339, duke u kapur në përgjim me Astrit Avdylajn.” -u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë e Alibeajt:

Rasti i drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela po konfirmon se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është një vegël në duart e pushtetit për të mbajtur në sistem prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar.  

Në dosjen e Donika Prelës ka dokumenta që provojnë se miliona lekë nga pasuria e saj janë të pajustifikuar, se bashkëshorti i saj dyshohet për pastrim parash dhe se, në rastin më të mirë, ai ka punuar në të zezë.  

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit bëri një përpjekje të lavdërueshme për të hedhur dritë mbi aktivitetin e paligjshëm të Donika Prelës, por Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është urdhëruar të mbajë në sistem një tjetër prokurore të korruptuar, të shantazhueshme nga politika dhe nga bandat. 

Përpara se të japë vendimin për Donika Prelën, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka për detyrë të verifikojë dy informacione të reja për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  

Së pari, të konfirmojë që Donika Prela, në konflikt të hapur interesi, është takuar gjatë periudhës që ishte nën veting me anëtaren e trupës së vetingut, Valbona Sanxhaktari. Për lehtësi pune, i sugjerojmë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të kërkojë kamerat e Sigurisë së Prokurorisë së Krimeve të Rënda në muajt nëntor dhjetor.   

Së dyti, organet e vetingut duhet t’i japin përgjigje pyetjes: a është Donika Prela pjesë e dosjes 339, e kapur në përgjim me bandën e Avdyljave duke biseduar me kreun e bandës Astrit Avdylaj? Përgjimet e dosjes 339 janë bërë në kohën kur Donika Prela drejtonte Prokurorinë e Durrësit dhe Astrit Avdylaj u arrestua për armëmbajtje pa leje, por më pas u lirua si i pafajshëm.  

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përgjegjësinë të bëjë verifikim të plotë për Drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Një prokuror i korruptuar dhe me lidhje me krimin e organizuar nuk mund të japë drejtësi!  

Organet e vetingut kanë përgjegjësinë të mos lejojnë që një prokurore me pasuri të pajustifikuar, e dyshuar për lidhje me krimin e organizuar të drejtojë strukturat më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet akuzat e pd donika prela enkelejd alibeaj grupi i avdylajve kpk vettingu akuzat e pd donika prela enkelejd alibeaj grupi i avdylajve kpk vettingu

Sondazh

Poll