Aktualitet

Trafik droge me mikun e Eskobarit, kush është shqiptarja e arrestuar sot në Itali (Emri+Foto)

28 Janar 2019, 22:11 Nga DOSJA
Trafik droge me mikun e Eskobarit, kush është shqiptarja e arrestuar

ITALI- Një shqiptare ka rënë sot në prangat e Policisë italiane në kuadër të operacionit të koduar “Obsesioni”. Elizabeta Kotja, 40 vjeçe, është arrestuar bashkë me një grup që bënin pjesë në një rrjet të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Ata trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut, hashash nga Maroku dhe marijuanë nga Shqipëria. Elisabeta Kotja, shkruajnë mediat italiane është arrestuar bashkë me dy gra të tjera. Ato luanin rolin e ndërmjetësueseve të rangut të lartë.

Ato kishin kontakt direkt me kokat e karteleve të kokainës në Amerikën e Jugut. Shqiptarja është e dashura e Salvatore Costantino, një nga trafikantët më të rëndësishëm të drogës të Ndraghetas.

Në pranga të policisë kanë rënë 25 persona, pasi operacioni u shtri në Kalabri, Lombardi e Puglia. Gjatë këtij operacioni është zbuluar rruga e trafikut të drogëve nga Kolumbia dhe Venezuela drejt Holandës, Italisë dhe vendeve të tjera të BE.

Kotja dyshohet se ka bashkëpunuar me një tjetër të arrestuar. Bëhet fjalë për kolumbianin Murillo Figueroa Julio Andres, një trafikant droge i njohur në të shkuarën për bashkëpunimin dhe miqësinë e tij me Pablo Escobar, bosin e kartelit Medellin.

Policia italiane ka sekuestruar 3000 kg hashash që sipas hetuesve do t’i sillte grupit 4-5 mln euro që do t’i investonin më pas në blerje kokaine.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptarja ne itali elizabeta kotja kokaina nga kolumbia miku i eskobarit operacioni obsesioni trafik nderkombetar droge arrestohet shqiptarja ne itali elizabeta kotja kokaina nga kolumbia miku i eskobarit operacioni obsesioni trafik nderkombetar droge

Sondazh

Poll