Aktualitet

Zgjatja e hetimeve nga Prokuroria, Tahiri ankimon vendimin në Gjykatë: I pabazuar në ligj dhe prova

28 Janar 2019, 18:22 Nga DOSJA
Zgjatja e hetimeve nga Prokuroria, Tahiri ankimon vendimin në Gjykatë:

TIRANE- Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ankimuar ditën e sotme vendimin e prokurorisë së Krimeve të Rënda për të zgjatur për herë të pestë, hetimet në ngarkim të tij.

Në një kërkesë drejtuar gjykatës për Krimet e Rënda, Tahiri kërkon që çështja të shkojë në Gjykatë pasi vendimi i Prokurorisë është i pabazuar në ligj.

Tahiri thotë se hetimet janë zgjatur ndërkohë që prokuroria nuk ka marrë për bazë 4 pika të rëndësishme që janë: Rëndësia dhe vlera provuese e përgjigjeve që pritet nga letërporositë; lidhjen e përgjigjeve me ndonjë fakt penal; mundësinë që këto përgjigje mund të ishin marrë më përpasra nëpërmjet letërporosive qoftë nëpërmejt veprimeve të tjera hetimore dhe mundësinë se këto prova e përgjigje merren me afat më të shkurtër sesa afati 3 mujor i kërkuar nga Prokuroria për zgjatjen e hetimeve. 

Krimet e Rënda vendosën më 18 janar të këtij viti të zgjasin hetimet për ish-ministrin. Arsyeja e shtyrjes së hetimeve ka qene verifikimet shtesë për disa letërporosi që kanë mbërritur nga Greqia, Italia dhe Mali i Zi.

Disa javë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen për 9 të pandehurit e çështjes “Habilaj”. Kështu pritet gjyqi për Mojsi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelan, Tigrens Mezuarajn, Maridjan Sulajn, Armando Sulajn.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet hetimi per tahirin leterporosite nga mali i zi prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri hetimi per tahirin leterporosite nga mali i zi prokuroria e krimeve te renda saimir tahiri

Sondazh

Poll