Aktualitet

Prokurori që hetoi bandat e Lushnjës dhe Durrësit, aplikanti i tretë për t’u bërë pjesë e SPAK

28 Janar 2019, 18:12 Nga DOSJA
Prokurori që hetoi bandat e Lushnjës dhe Durrësit, aplikanti i

TIRANË- Prokurori Anton Martini është prokurori i tretë që aplikon për t’u bërë pjesë e SPAK, ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme. Marku ka drejtuar më herët prokurorinë e Shkodrës, ndërsa aktualisht është prokuror tek Krimet e Rënda.

Marku ka hetuar disa dosje të rëndësishme siç janë dosja e bandës së Lushnjes, bandës së Durrësit, bandës së Cërrikut, cështjen e Arben Frrokut, Lazaratin, përfshirë vrasjen e Policit të RENEA-s Ibrahim Basha.

Interesi i prokurorëve për t’u bërë pjesë e SPAK është i ulët, pasi deri më tani ka vetëm tre aplikime përfshirë Markun, dhe Klodian Brahon dhe Besnik Muçin. Aplikimet janë të hapura deri në 6 shkurt dhe janë plot 15 vende bosh.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është njësia që do të ndjekë çështjet penale në emër të shtetit shqiptar kundër korrupsionit të niveleve të larta drejtuese dhe krimit të organizuar. SPAK ka të drejtë të përfaqësojë shtetin në të trija shkallët e gjyqësorit siç janë Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe ajo e Lartë.
SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini ngritja e spak prokuroria e posacme anton martini ngritja e spak prokuroria e posacme

Sondazh

Poll