Aktualitet

Kanuni në “LE IENE”, shqiptari betohet për hakmarrje ndaj pensionistit italian: Më vrau djalin

27 Janar 2019, 22:36 Nga DOSJA
Kanuni në “LE IENE”, shqiptari betohet për hakmarrje ndaj

Kanuni i Lekë Dukagjinit ka qenë tema e reportazhit të fundit të emisionit investigativ italian “LE IENE”. Në fokus ishte gjakmarrja, një nga plagët më të thella të shoqërisë shqiptare dhe kërcënimi që i kanoset pensionistit italian, Francesko Scignano, pasi ka vrarë një shqiptar që hyri t’i grabiste shtëpinë e tij.

Ngjarja ka ndodhur më 18 tetor të 2015, kur Scignano dhe e shoqja po flinin dhe në shtëpinë e tyre hyn për të vjedhur, Gjergj Gjoni. Ai la këpucët poshtë dritares dhe me duart të mbështjella me çorape hyri të vidhte shtëpinë e çiftit. Kur Francesco është zgjuar, ai u çua të kontrollonte zhurmën që vinte nga kuzhina. Ai sheh Gjergjin të hyjë dhe e qëllon atë me plumb. Shqiptari i plagosur tenton të arratiset por humb jetën nga hemoragjia. Pas vrasjes, Francesco u lirua nga gjykata pasi vrasja u cilësua për rrethana vetëmbrojtjeje.

Por ai nuk u lirua nga prindërit e shqiptarit…

Gazetari Luigi Pelazza ka shkuar në shtëpinë e prindërve të Gjergjit në Fushë-Arrëz, të cilët thonë se i biri nuk ishte një hajdut dhe Mark Gjoni, i ati thotë se do të hakmerret për gjakun e djalit.

 “Djali im ka kaluar me dy shokë afër shtëpisë. Francesco ka qëlluar mbi djalin tim nga dritarja e katit të dytë të banesës dhe gjithçka ka ndodhur pasi kanë pasur probleme lekësh. Djali im punonte tek një italian i moshës rreth 80 vjeç dhe nuk i kishte paguar disa ditë. Ndoshta ai ka menduar se djali im ka shkuar ta grabisë, por nuk është ashtu. Djali im nuk është hajdut. Unë do të marr gjakun e tim biri dhe atëherë do të jem shumë i qetë. Unë nuk kam asgjë me Francescon, por me dy djemtë e tij. Nuk më hyn në punë të vras një pensionist pasi ai e ka mbaruar jetën e tij. Francesco duhet të shikojë se si vuhet kur të vritet djali. Ai duhet të ndjejë të njëjtën gjë që ndjeva unë kur varrosa tim bir,”- thotë ai.

E të njëjtit mendim është edhe mamaja e Gjergj Gjonit, që thotë se nëse Marku nuk do të ishte gjallë, gjakun do e lante ajo vetë.

 “Nëse Gjergji nuk do ta kishte të atin gjallë, do t’ja merrja unë hakun. Gjaku lahet me gjak,”- shprehet ajo.

Më tej, i ati sërish përsërit kërcënimin për italianin:

“Francesco, faleminderit për vrasjen e djalit. Shteti italian ty të ka fal, ti je gënjy pas asaj falje… Pa të gjetë nuk të la! Edhe gjej vrimë e futu, ku të dush, strehohu sa të dush, mblidh bodigarda sa të dush… A me lek, a me shoqëri, a vet djali, a vet unë, njani do të gjaje e kanë me të ekzekutu,”- shprehet shqiptari.

Nga ana tjetër, italiani tregon se jeton me frikë në shtëpinë e tij, por teksa diskuton me gazetarin, nuk pranon kurrsesi të ngujohet si familjet shqiptare që vuajnë nga gjakmarrja.

 “Unë flej me fturk ngjitur me krevatin sepse kam frikë se mos dikush vjen dhe më vret,”- shprehet Francesco.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet francescco scignano gjakmarrja gjergj gjoni kanuni i leke dukagjinit mark gjoni reportazhi i le iene francescco scignano gjakmarrja gjergj gjoni kanuni i leke dukagjinit mark gjoni reportazhi i le iene

Sondazh

Poll