Aktualitet

Prokurori i Antimafias italiane: Bandat shqiptare i investojnë paratë e drogës në Shqipëri

29 Janar 2019, 11:49 Nga DOSJA
Prokurori i Antimafias italiane: Bandat shqiptare i investojnë paratë

TIRANE-Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho tregoi sot dy formulat për të goditur krimin dhe korrupsionin. Gjatë një konferencë në ministrinë e Drejtësisë, De Raho tha se këto mënyra janë: ndjekja e parasë dhe ndalimi i kontakteve të të burgosurve me jashtë, metodë që sipas tij, Shqipëria e ka huazuar nga Italia.

Prokurori italian tha se paratë e fituara nga trafiku i drogës, bandat shqiptare i investojnë në vendin tonë dhe jo në Itali.

Pjesë nga fjala e prokurorit italian:

Kjo konferencë shënon objektivin për të mos u ndaluar për të shkuar më tej reforma në drejtësi që të bëhet Shqipëria sikur urohet nga institucionet evropiane, e lirë nga kushtëzimet që vendos krimi dhe korrupsioni. Për ndërtimin e një sistemi efikas kundër krimit dhe korrupsionit. Këtë na e thotë përvoja italiane, kam pasur mundësi ta eksperimentoj në luftën kundër terrorizmit dhe korrupsionit. Jam dakord me Sorecën kur tha se ‘formula më efikase për goditjen e krimit është ndjekja e parasë, por edhe ndalimi i kontakteve mes të burgosurve dhe atyre që janë jashtë burgjeve. Krimi shqiptar është i specializuar në trafikun e lëndëve narkotike, hetime të shumta janë duke u zhvilluar në Itali dhe vende të tjera. Të gjitha drejtoritë e rretheve në Itali janë duke hetuar për këtë gjë dhe që përfshijnë edhe shqiptarë.

Janë krijuar skuadra të shumta të përbashkëta hetimore që bashkëpunojnë në dy brigjet e Adriatikut. Trafiku i lëndëve narkotike është po aq i njohur, janë fitime të mëdha dhe një pjesë e të cilave riinvestohen për blerjen e sasive të tjera të drogës, apo riciklimin e parave që vijnë nga produktet e veprave kriminale. Vetëm në raste shumë të rralla fitimet janë fshehur apo riinvestuar në Itali, pasi ka një mundësi të lartë, që pastrimi i parave të ndodhi përmes organizatave kriminale. ky fenomen ndodh në Shqipëri. Riinvestimi i paligjshëm dhe korrupsioni është rrezik shumë serioz. Mendojmë sa korrupsion mund të ketë nga subjektet kriminale që kanë pasuri të mëdha. Në cdo vend të botës ka jo vetëm një lidhje mes korrupsionit dhe rëndësisë ekonomike që ka marrë trafiku i drogës, por edhe një marrëdhënie e drejtpërdrejt e konsolidimit të organizatave të mëdha dhe depërtimi në politikën vendore apo qendrore.

Është rritur edhe trafiku i armëve. Cdo veprim në luftën kundër krimit, do të falimentojë nëse nuk merret parasysh mekanizimi financiar që u bën të mundur trafikantëve që të jetë më fitimprurës në botë. Të sulmohet sistemi, subjektet që i bëjnë të mundur kësaj sasie që të futen në ekonominë e ligjshme. Ligji shqiptar parashikon edhe instrumentet e hetimeve apo konfiskimeve të pasurisë së paligjshme. Reflektimet që do të bëhen sot do të sjellin edhe pikënisje për të thelluar edhe më shumë një veprimtarisë të ligjshme për të kthyer besimin në shtet.  Në Shqipëri kohët e fundit është miratuar ligji specifik për ndalimin e kontakteve për të burgosurit, që është neni ’41-bis’ në Itali. Është shumë i rëndësishëm, pasi sjell kufizimin e mundësive për të komunikuar me mjedisin e jashtëm nga pjesëtarët e organizatave kriminale, për të mos drejtuar aktivitetin edhe nga burgu. Ky ligj ndalon kapot e mafios që të vepronin që nga burgu. Do të shikojmë nëse regjimi i burgjeve do të jetë në gjendje që ta pengojë.

Në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca i cili tha se operacionet kundër krimit duhet të vazhdojnë në këtë ritëm për të shpejtuar hapjen e negociatave.

 “Është fillimi dhe ne presim vendime përfundimtare të konfiskimit të pasurive të paligjshme, është sinjal që vendi po bën në luftën kundër krimit. Vendimi në qershor do të merret edhe në bazë të rezultateve në luftën kundër krimit. Në muaj e fundit ka pasur rezultate. Ka pasur operacione të rëndësishme të policisë, tani duhet të vijohet edhe këto veprime të konsolidohen me vendime të rëndësishme. Pra, një drejtim i qartë i veprimit të qeverisë. BE e mbështet këtë aksion” ,-tha Soreca.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet bandat shqiptare federico cafiero de raho luigi pastrim parash shqiptaret ne itali soreca trafik droge bandat shqiptare federico cafiero de raho luigi pastrim parash shqiptaret ne itali soreca trafik droge

Sondazh

Poll