Aktualitet

Dyfishimi i tarifave dentare, Autoriteti i Konkurrencës nis hetimet: Gjoba për klinikat që rrisin çmimet

28 Janar 2019, 17:44 Nga DOSJA

TIRANË- Disa ditë pas vendimit të bërë publik nga Urdhri i Stomatologëve për rritjen e tarifave të 13 shërbimeve dentare, Autoriteti i Konkurrencës njofton se ka nisur hetimet. Në një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme, është miratuar një vendim, për nisjen e hetimeve për këtë urdhër. Gjithashtu, Autoriteti paralajmëron të gjitha klinikat dentare që do të aplikojnë çmimet e dyfishuara se do të gjobiten.

Urdhri i Stomatologëve nxorri një vendim ku bëhej e ditur se të gjitha klinikat dentare që operojnë në Shqipëri do të aplikojnë një listë të re çmimesh për shërbimet që ofrojnë.

Tarifat janë dyfishuar, duke sjellë që për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, pacientët duhet të paguajnë 4000 lekkë, nga 2000 që ishte para 1 janarit. Rritja reflektohet në të gjitha shërbimet e tjera dentare, përfshirë edhe ekzaminimin me sy, që para 1 janarit ishte falas, ndërsa tashmë do të jetë 500 lekë.  Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%). Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte. 

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti i konkurrences rritja e tarifave dentare urdhri i stomatologeve autoriteti i konkurrences rritja e tarifave dentare urdhri i stomatologeve

Sondazh

Poll