Aktualitet

Bojkoti i mësimit tek Juridiku/ Dekani Artan Hoxha: Duam ambiente me qira për studentët që duan leksione

28 Janar 2019, 17:58 Nga DOSJA
Bojkoti i mësimit tek Juridiku/ Dekani Artan Hoxha: Duam ambiente me qira

TIRANË- Në kohën kur ka rinisur mësimi në thuajse të gjitha universitetet e vendit, situata vazhdon të jetë e bllokuar tek Fakulteti Juridik. Paraditen e sotme, studentët kanë shkuar në ambientet e këtij fakulteti për të hyrë në mësim, por sërish hyrja është bllokuar nga grupi i studentëve bojkotues. Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha tha se i është dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit që të sigurojë ambiente për të zhvilluar mësimin. 

Duam ambiente të tjera për të zhvilluar mësimin. Procesi mësimor sa vjen dhe bëhet më i vështirë për tu bërë i plotë. Rektori nuk na është përgjigjur, unë kam folur me ministren e Arsimit. Unë shpresoj që të fillojmë që nesër mësimin,  nk ka rëndësi se ku. Besoj që ministria do të na vijë në ndihmë. Ka persona që nuk janë as student. Nuk e di pse janë aty dhe prej kujt. Po ta dija, do ta thoja,” – tha Hoxha.

Ngujimi i studentëve në fakultete vjen 3 javë pasi mbylljes së protestës së  studentëve, një lëvizje studentore e zhvilluar përgjatë gjithë muajit dhjetor, që u finalizua me ndryshimin e gjysmës së kabinetit qeveritar Rama 2 dhe me publikimin e Paktit të Universitetit.

Pakti për Universitetin është një paketë e hartuar nga qeveria që synon t’ju japë zgjidhje problemeve të arsimit të lartë në Shqipëri. Nga ana tjetër, pedagogët kundërshtojnë Paktin dhe kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Arsimi e Lartë, i miratuar në 2016.

Vendimi i gjykatës së Apelit për të pranuar kërkesën e Alibeajt është:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha fakulteti juridik ngujimi i studenteve studentet e juridikut artan hoxha fakulteti juridik ngujimi i studenteve studentet e juridikut

Sondazh

Poll