Bota

Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Itali/ 415 viktima në 24 orët e fundit, afro 200 mijë të infektuar nga Covid-19

25 Prill 2020, 16:02 Nga DOSJA
Ulen vdekjet dhe rastet e reja në Itali/ 415 viktima në 24 orët e

 ITALI– Në Itali përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 415  viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 26.384 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Sipas të dhënave nga Emergjencat Civile, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë infektuar  2.357  ku numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Itali ka shkuar në 195.351.

Krahasuar me një ditë më parë numri i viktimave në Itali është ulur,  pasi dje autoritetet vendase në Itali raportuan  420 viktima, ndërsa sot numri është ulur në 415. Lajmi i mirë është se është se sot janë shënuar  vetëm 2.357 të infektuar, ndërsa dje ishin 3.021 të sëmurë brenda një dite.

Një repart për Covid-19 në Milano u zbras edhe u mbyll, ndërsa të hënën në spitalin e Bergamos, qyteti më i prekur nga virusi,  dhomat e urgjencës janë boshatisur. Ndërkohë kryeministri Conte ka bërë me dije në një nga konferencat e tij të përditshme se Italia do të futet në fazën e dytë të virusit më datë 4 maj, por edhe atëherë kur vendi të rihapet qytetarët duhet të ndjekin rregullat për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës. Në Itali janë hapur disa dyqane si libraritë, kancelaritë dhe dyqanet me rroba për fëmijë. Ndërkohë autoritetet kanë bërë thirrje që të gjithë ata persona që rikthehen në punë, duhet t’iu përmbahen rregullave në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre nga Covid-19.

Burimi: Corriere.it 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 13:49

GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur  nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...