Bota

“UÇK ka kryer krime kundër serbisë”, Albin Kurti shkarkon këshilltarin e tij pas deklaratave në media: E çmoj për men

25 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
“UÇK ka kryer krime kundër serbisë”, Albin Kurti

KOSOVË- Albin Kurti ka shkarkuar sot këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi, pas deklaratave të këtij të fundit se UÇK kishte kishtr kryer krime kundër serbëve. Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se ka takuar Gaskin dhe i ka njoftuar atij lirimin nga detyra, pasi deklaratat e tij patën pasoja shpërqëndruese nga puna e mirë që po bën qeveria.

Sot e kam takuar dhe më pas e kam liruar nga detyra këshilltarin tim politik, z. Shkëlzen Gashi. Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim.

E falenderoj për kontributin e dhënë. E çmoj për mendimin kritik. Ka aq shumë gjëra për të cilat pajtohemi në të tashmen, ka edhe të atilla për të cilat nuk pajtohemi nga e kaluara. Z. Gashi nuk është një bashkëbisedues i lehtë. Nga kjo vështirësi kam mësuar”, shkruan Kurti.

Më herët Gashi ka deklaruar duhet të dënohen të gjithë ata që kanë kryer krime gjatë luftës. Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike. Ai shtoi se, kishte shkruar që në 2011 për ‘krimet e UÇK’së’.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kurti shkarkon keshilltarin shkelzen gashi albin kurti kurti shkarkon keshilltarin shkelzen gashi

Sondazh

Poll