Bota

Kombet e Bashkuara shpejtojnë në prodhimin e një vaksine, pasi teoria e Trump për injektimin e dezifektuesit ka ngjallur deb

25 Prill 2020, 13:08 Nga DOSJA
Kombet e Bashkuara shpejtojnë në prodhimin e një vaksine, pasi

SHBA– Kombet e Bashkuara ditën e premte bënë një thirrje globale për të shpejtuar prodhimin e një vaksine për koronavirusin, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump u  kritikua nga mjekë e ekspertë për sugjerimin ndaj qytetarëve për injektimin e dezinfektuesit në trup.

Ndërkohë që virusi ka vrarë më shumë se 190,000 njerëz dhe ka infektuar gati tre milion, Kombet e Bashkurara po bëjnë të pamundurën për të  nxjerrë vendin nga kjo situatë e vështirë.

Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres tha se mposhtja e pandemisë do të kërkojë përpjekjen më të madhe shëndetësore të parë ndonjëherë, pasi Kombet e Bashkuara bashkuan forcat me drejtuesit botërorë dhe sektorin privat për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë një vaksinë për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi.

Ne përballemi me një armik publik global si askush tjetër. Një botë pa COVID-19 kërkon përpjekjen më masive të shëndetit publik në histori. Askush nga ne nuk është i sigurt derisa të gjithë jemi të sigurt. COVID-19 nuk respekton asnjë kufi. COVID-19 është kudo një kërcënim për njerëzit.“- tha ai në një konferencë për shtyp.

Ndërsa sëmundja duket se po rritet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, kombet e tjera janë ende në fazat e hershme të luftës dhe OBSH ka paralajmëruar që masat e rrepta duhet të mbeten derisa të krijohet një vaksinë kundër virusit.

Gara është në të gjithë botën për të zhvilluar një vaksinë e tillë, me Universitetin e Oksfordit duke filluar një testimin tek njerëzit, ndërsa Gjermania njoftoi se testime të ngjashme do të fillojnë deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë tashmë duket e KB po bën një luftë më të madhe, pasi Trump u kritiua shumë për sugjerimin e tij se injektimi i dezifektuesve është efektiv në trajtimin e Covid-19.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: afp 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll