Bota

Dritë jeshile për Gjermaninë, ulet sërish numri i viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi

25 Prill 2020, 14:20 Nga DOSJA
Dritë jeshile për Gjermaninë, ulet sërish numri i viktimave

GJERMANI–Një lajm i mirë vjen sot nga Gjermania pasi numri ditor i të vdekurëve nga koronavirusi ka pësuar sërish ulje, ndërsa numri i rasteve të reja është ulur ndjeshëm, pas kaq shumë ditësh me bilance të këqija nga virusi.

Autoritetet shëndetësore të Institutit Robert Koch raportuan se në 24 orët e fundit u regjistruan 179 viktima dhe 2.055 raste të reja me Covid-19 në vend, shifra mjaft të ulëta krahasuar me ditët e mëprashme.

Prej fillimit të shpërthimit të virusit, e deri më tani Gjermania ka rregjistruar 155 mijë persona të prekur nga virusi i ri vdekjeprurës me origjinë nga Kina dhe 5.778 të tjerë kanë vdekur nga virusi.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 13:49

GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur  nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...