Bota

Kina refuzon hetimin për virusin, e gjithë bota kërkon detaje për Covid-19 dhe origjinën e tij

25 Prill 2020, 13:05 Nga DOSJA
Kina refuzon hetimin për virusin, e gjithë bota kërkon detaje

KINË– Qeveria kineze  ka kundërshtuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për të mësuar rreth origjinës së coronavirusit.

Një diplomat i lartë në Mbretërinë e Bashkuar, Chen Wen, tha për BBC se një kërkesë e tillë ishte e motivuara politikisht dhe për të larguar vëmendjen e Kinës nga lufta kundër pandemisë.

Informacioni në lidhje me origjinën e Covid-19 dhe si filloi përhapja mund të ndihmonte vendet për të trajtuar sëmundjen. Virusi mendohet të ketë dalë në një treg i kafshëve të egra në qytetin Wuhan në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, një raport i BE-së akuzon Kinën për përhapje të informacioneve dezinformuese për krizën. Shërbimi i Punëve të Jashtëm i BE-së thotë se Rusia, dhe në një masë më të vogël Kina, kanë “shënjestruar histori konspirative” në BE dhe vendet fqinje.

Ndërkohë që Presidenti amerikan, Donald Trump gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Kinën për trajtimin që i ka bërë shpërthimit të Covid-19 ndërsa shteti i Misurit po hedh në gjyq qeverinë kineze, duke e akuzuar atë se ka bërë pak për të ndaluar përhapjen e virusit.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll