Bota

Në një mendje me Trump/ Guvernatorët e këtyre tre shteteve në SHBA, nisin me lehtësimin e masave të Covid-19

25 Prill 2020, 15:45 Nga DOSJA
Në një mendje me Trump/ Guvernatorët e këtyre tre shteteve

SHBA– Kur SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi,  me më shumë se 52 mijë viktima dhe mbi 900 mijë të infektuar tre shtete federale kanë nisur lehtësimin e masave të izolimit kundër përhapjes së virusit.

Georgia, Alaska dhe Oklahoma kanë nisur të hapin gradualisht  vetëm disa  kategori biznesesh, bare dhe restorantet.

Kujtojmë që Georgia është shteti federal që po hedh më shpejt hapat e lehtësimit të masave drastike të virusit.

Deri më tani janë hapur sallonet e bukurisë, dyqanet e tatuazheve, pistat për boulling, SPA-të. Ndërsa nga e hëna mësohet se do të rihapen restorantet dhe teatrot.

Ndërkohë autoritetet e këtyre tre shteteve federale do të kujdesen që masat e distancimit social prej 1.5 metrash të respektohen nga njerëzit.

Ekspertët e shëndetësisë kanë paralajmëruar autoritetet e këtyre shteteve për rrezikun e lartë të ashpërsimit të përhapjes së pandemisë me lehtësimin e këtyre masave.

Ndërsa të tre guvernatorët e këtyre shteteve mbështesin qasjen   e presidentit Donald Trump për lehtësimin e masave të bllokimit, që tëshmangin sa më shumë zhytjen në recesionin e pashmangshëm të ekonomisë amerikane.

Deri tani, SHBA në SHBA janë infektuar të paktën  928,364 të prekur nga virusi  dhe kanë vdekur 52,356 njerëz

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: Thestate

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota alaska georgia koronavirusi ne shba oklahoma alaska georgia koronavirusi ne shba oklahoma

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 13:49

GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur  nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...