Bota

Rriten vdekjet në Britani/ Vdesin 781 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi, shkon në 20,287 numri i viktimave

25 Prill 2020, 13:57 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Britani/ Vdesin 781 njerëz në 24 orët e

BRITANI E MADHE-  Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  781 viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19  në 20.287.

Një bilanc kaq i lartë u arrit sepse Anglia regjistroi edhe 711 vdekje të reja, Skocia 47 dhe Uellsi 23. Ku me këtë rritje numri i përgjithshëm i viktimave në Britaninë e Madhe ka shkuar në 20.228 njerëz.

Me këtë shifër Britania e Madhe renditet si vendi i pestë në botë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas SHBA. Italisë, Spanjës dhe Francës.

Megjithatë vlerësohet se shifra mund të jetë rreth 40% më e lartë kur merren parasysh vdekjet në shtëpi.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë, Patrick Vallance tha më 17 mars se mbajtja e numrit të viktimave nën 20,000 do të ishte “një rezultat i mirë për t’ia dalë nga kjo krizë.

Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.

Burimi: metro 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll

Bota 25 Prill 2020, 13:49

GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur  nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...