Si e parandjeu Covid-19 këngëtari i njohur, ‘Rolling Stones’ publikojnë këngën më të re: Të jetosh në një qytet fa
25 Prill 2020, 14:39Nga DOSJA
SHBA– Grupi i famshëm Rolling Stones kanë publikuar këngën e re “Të jetosh në një qytet fantazmë” për të lumtuar sado pak fansat në këto ditë të trishta derisa ata të mund të rifillojnë pjesën e ardhshme të turneut të tyre “Pa Filter”.
Në një intervistë të re Mick Jagger tha se ai shkroi këngën me Keith Richards mbi një vit më parë.
“Nuk ishte shkruar për tani, por ishte vetëm një nga ato gjëra të çuditshme. Është shkruar për të qenë në një vend i cili ishte plot jetë, por tani është pa jetë, kështu që të flas… Unë thjesht u frymëzova nga kitara dhe e shkrova tekstin vërtetë shumë shpejt, vetëm në në rreth 10 minuta.”- tha ai.
Ai ndryshoi vetëm disa nga fjalët për të pasqyruar kohërat e koronavirusit, dhe kjo sot është kënga më e re e Rolling Stones për situatën që virusi ka krijuar në mbarë botën.
“Sëbashku me Keith Richard të dy kishim idenë që duhet ta publikonim atë këngë, Por unë i thashë se duhet ta rishkruaj atë. Disa prej tyre nuk do të funksiononin dhe disa ishin pak të çuditshme dhe pak të mërzitshme. Kështu që e po rishkruaj pak. Nuk kam pse të rishkruaja shumë, të jem i sinqertë. Shumica e tekstit është siç e shkrova në fillim.”- shtoi ai.
Richards tha se kjo këngë ishte regjistruar në një studio në Los Angeles në fillim të vitit 2019.
“Unë dua të them që fantazma vjen në jetë … Unë i kisha thënë Donit, rreth një muaj apo më parë. Hej, kjo është një kohë për rrugën e qytetit fantazmë. Dhe pastaj Mick më thirri dhe më tha të njëjtën gjë, se mendjet e mëdha mendojnë nësoj.”- tha ai.
Fokusi i The Stones në dy dekadat e fundit ka qenë në turnetë që bënin. Turneu i tyre në Stadiumin e Amerikës së Veriut për “No Filtri 2019” ishte një sukses i jashtëzakonshëm dhe ata planifikuan ta përsërisin atë këtë verë, por pandemia COVID-19 i detyroi ata të shtyjnë gjithçka, deri në ndonjë pikë të papërcaktuar në të ardhmen.
SHBA- Të premten, agjencia federale e pavarur që siguron informacione buxhetore dhe ekonomike për Kongresin njoftoi se vështirësitë ekonomike të shkaktuara nga ...
GJERMANI–Një lajm i mirë vjen sot nga Gjermania pasi numri ditor i të vdekurëve nga koronavirusi ka pësuar sërish ulje, ndërsa numri i rasteve të reja është ulu...
BRITANI E MADHE- Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar 781 viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19 në 2...
Bota25 Prill 2020, 13:49
GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyll...
KOSOVË- Albin Kurti ka shkarkuar sot këshilltarin e tij politik, Shkëlzen Gashi, pas deklaratave të këtij të fundit se UÇK kishte kishtr kryer krime...
SHBA– Kombet e Bashkuara ditën e premte bënë një thirrje globale për të shpejtuar prodhimin e një vaksine për koronavirusin, ndërsa Presidenti amerikan Donald T...
KINË– Qeveria kineze ka kundërshtuar hetimin e pavarur ndërkombëtar për të mësuar rreth origjinës së coronavirusit.Një diplomat i lartë në Mbretërinë e Ba...
SHBA– Situata e koronavirusit në SHBA sa vjen e përkeqësohet, por guvernatorët e të gjitha shteteve po bëjnë të pamundurën që vendi të dalë nga kjo krizë.Ndër...
TURQI– Një baba është arrestuar dhe po përballet me akuzat për vrasjen e vajzës së tij nëntë vjeçare vetëm disa ditë pasi u la i lirë nga burgu, si shkak...
KORE E VERIUT– Javën e fundit mediat e huaja shkruajtën se lideri komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong-un është në gjendje kritike për jetën pas një operacioni...