Politike

24 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA

SHKODËR– Zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, tashmë i deleguar si prefekt në Shkodër për të përballuar situatën e koronavirusit ka marrë vendimin për mbylljen e tregut të Zdrales deri më 23 qershor 2020.

Ndërsa për tregun e Dorbraçit, Lamallari ka kërkuar që të merren të gjitha masat e nevojshme higjeno-sanitare, të ruhet distanca e të vendoset sinjalistika, duke mos kërkuar mbylljen e tij. 

“Në kuadër të zgjatjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore me VKM Nr.312, datë 18.4.2020 për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr.243, datë 24.3.2020, të Këshillit të Ministrave “Për Shpalljen e Gjendjes se Fatkeqësisë Natyrore”, veprimtaria tregtare në Tregun Zdrale do të vazhdojë të jetë e pezulluar deri në datën 23.6.2020, për tregtarët e produkteve bujqësore,”-shkruhet në vendim.

Shkodra është qyteti i dytë pas Tiranës, më i prekur nga koronavirusi. Deri më tani në qytet numërohen 103 raste me Covid -19, ku të prekurit janë kryesisht anëtarë të të njëjtës familje, kryesisht banorë në zonat periferike në Dobraç dhe Kiras.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike besfort lamallari koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder besfort lamallari koronavirusi ne shkoder koronavirusi ne shqiperi shkoder

Sondazh

Poll