Politike

Si do jetë vera e këtij viti? Rama e tregon: S’ka më shko në plazhe të gjithë, djersë dhe valë alkooli nëpër ‘beac

24 Prill 2020, 13:33 Nga DOSJA
Si do jetë vera e këtij viti? Rama e tregon: S’ka më shko

TIRANË– Kryeministri Edi Rama me anë të video-mesazhi nga zyra e tij, paralajmëroi qytetarët se të gjithë do të duhet që t’i përshtaten normalitetit të ri deri në shpikjen e një vaksine.

Rama tha se duhet të bashkëjetojmë me rrezikun e të sillemi sikur të jemi bartës të koronavirusit, duke u kthyer përgjigje edhe disa pyetjeve për bizneset e hapura. 

Normaliteti i ri do të jetë ndryshe. Nuk ka më shko në plazhe të gjithë dhe për transmetim me djersë dhe valë alkooli nëpër beach baret. Nuk ka më. Duhet të bashkëjetojmë me këtë rrezik në çdo hap. I bëjmë gjëmën popullit dhe e shohim mirë pastaj kur të shohim largqoftë veten apo prindërit e shtrirë në spital. Dentistat? Akoma! Dentistat dhe parukeri janë me riskun më të lartë. Kur do hapen kufijtë me Kosovën? Kush e di këtë? Askush, edhe Kosova po kalon të njëjtën situatë. Kemi numra që nuk na kërcënojnë sistemin shëndetësor. Të gjithë fatorinët do të përfitojnë pagën e luftës. Pa përjashtim,”-tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll