Politike

Plani ekonomik për COVID-19, Rama përmend kategori të tjera: Të gjithëve do të përpiqemi që t’u vijmë në ndihmë

24 Prill 2020, 13:20 Nga DOSJA
Plani ekonomik për COVID-19, Rama përmend kategori të tjera:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur disa pyetjeve nga Facebook, duke përmendur edhe kategori të tjera që do të përfitojnë nga plani ekonomik për koronavirusin. 

Në fjalën e tij, Rama tha se do të ketë ndihmë për punonjësit e Ballshit dhe për një bllok familjesh, të cilat punojnë në të zezë. Kreu i qeverisë gjithashtu foli edhe për kërkesën e opozitës për testime masive. 

“Populli do bëjë testin çdo ditë? Nuk funksionon kështu. Testo kontaktet, jo nisu pas berihajit dhe bëj teste në ajër. 54 243 pagesa nga paketa e parë janë në kontot e personave. Edhe ata që janë ankuar po verifikohen. Nga paketa e zgjeruar 49122 persona i kanë paratë në bankë pra në total do të shkojë 250 mijë numri. Dëgjoj këta të balonës tabake, që flasin. Po mirë sikur kishin ikur të gjithë nag Shqipëria, tani na dolën që qenkan të gjithë këtu. Për kafshët shtëpiake? Kam marrë shumë ankesa, në platformë do të ketë edhe një autorizim specifik. Brenda nesër do të jenë të gjitha të konsoliduara. QSUT nuk është mbyllur kurrë. Asnjë herë dhe asnjë ditë nuk janë përjashtuar nga shërbimi. Kemi vendosur t’u japim një pagë edhe punonjësve të Ballshit. Është situatë private e ngatërruar. Do t’u japim pagë nga paketa e zgjeruar. Dhe po studojmë që nuk kanë përfituar nga ndihma ekonomike. Të gjithë do të përpiqemi që t’u vijmë në ndihmë por do ta shkojmë edhe një bllok familjesh ku një pjesë punon në të zezë,”-tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll