Politike

Shqipëria mund të marrë pajisje nga BE, Basha: Kemi nevojë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit

24 Prill 2020, 15:39 Nga DOSJA
Shqipëria mund të marrë pajisje nga BE, Basha: Kemi nevojë

TIRANË– Nga e diela, Shqipëria nuk do të jetë më pjesë e shteteve që u ndalohet eksporti i pajisjeve mjekësore nga BE. Lajmin e ka bërë me dije ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ndërkohë i menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha.

Kreu i PD-së, ka falenderuar BE-në për këtë veprim duke theksuar se Shqipëria ka më shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtur ekipet shëndetësore dhe njerëzit.

”Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga #EU dhe solidaritetin në përballjen me COVID-19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve,”- shkruan Basha.

Vendimi për përfshirjen e Shqipërisë në listë është marrë pas letrës së krerëve të parlamenteve në Ballkanin Perëndimor drejtuar KE dhe PE disa javë më parë për të lejuar këtë rajon të importojë pajisje shëndetësore nga BE. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha koronavirusi ne shqiperi lulzim basha

Sondazh

Poll