Politike

“Na kanë hedhur në rrugë, s’kam as bukë të ha”, Tabaku publikon videon e qytetareve: Mijëra shqiptarë vuajnë, ndë

24 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
“Na kanë hedhur në rrugë, s’kam as bukë të

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar videon ku disa qytetare dëgjohet të kërkojë pagën e lluftës dhe shprehet se nuk ka as bukë të qajë. Në videon e publikuar në profilin e Tabakut në Facebook, njëra nga qytetaret kërkon pagën e luftës dhe shprehet se kërkon ndihmë.

Unë jam vetëm, jetoj vetëm. Prindërit më kanë vdekur. Mos të marrim neve pagën e luftës? Në sigurimet i kemi paguar, tatimet po,”- thotë njëra prej tyre.

“S’kam as bukë të ha. Ja kaq e vështirë është për mua. Të më ndihmojë shteti. Ne jemi burrë e grua dhe nuk marrin asnjë pagë lufte. Të dy punojmë në këtë ndërmarrje, as bukë për të ngrënë nuk kam. Na kanë hedhur në rrugë,”- thotë një tjetër.

“Një kryeministër që përqesh popullin e tij, nuk e ka për gjë të fyejë me ç’ti vijë për mbarë kundërshtarin. Aq më tepër kur argumenti i mungon dhe kur nga shifrat kompleksohet. Me siguri që Rama ekonominë e di vetëm leje ndërtimi, tendera dhe koncesione. Se në fund të muajit këta çojnë aty ku duhet zarfin. Një grusht njerëzish vazhdojnë të pasurohen edhe në kohën e pandemisë së varfërisë ndërsa mijëra shqiptarë vuajnë për bukën e gojës. Nuk mund ta kuptojë Rama një qytetar që ka një familje për të mbajtur dhe këtë gjë e bën me djersën e ballit dhe punë të ndershme. Edi Rama nuk i kupton vujatjet e shqiptarëve pasi për të vuajtja është kur miqtë e tij oligarkë nuk marrin milionat e PPP-ve apo tenderave sekretë. Rama ka frikë nga e vërteta pasi kjo e zhbën propagandën e tij boshe. Prandaj sa herë përballet me të vërtetën, ai fyen gjithëkënd që e thotë. Pasi mendon që e vërteta do të trembet. Por jo. E vërteta flet siç e tregojnë edhe këto qytetare,”– shkruan Tabaku krah videos që ka publikuar në Facebook.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll