Politike

“S’ma bën as dora, as zemra”, ish-deputetja Malaj humb njeriun e saj të shtrenjtë: Kur iku babi me lëvizi

24 Prill 2020, 15:11 Nga DOSJA
“S’ma bën as dora, as zemra”, ish-deputetja Malaj humb

TIRANË– Ish-deputetja Nora Malaj ka humbur njeriun e saj të shtrenjtë në këto ditë të vështira pandemie. Në një status në rrjetet sociale, vetë Malaj ka bërë me dije lajmin e hidhur se nëna e saj ka mbylur sytë përgjithmonë, duke i lënë dhimbje në shpit, ish-deputetes.

Ndër rreshta, Nora shkruan se nuk i thotë dot lamtumirës, të ëmës dhe që i kanë mbaruar fjalën për të shtrenjtën e saj.

Ish-deputetja e krahason këtë humbje me atë të babait të saj, i cili është ndarë nga jeta kohë më parë dhe shkruan se pa të dy prindërit i ka humbur shija e jetës.

Statusi i plotë i Nora Malajt:

Më mbaruan fjalët sot për ty, o mami im e shtrenjtë! As dora, as zemra dhe as shpirti nuk më bën të të them Lamtumirë o Nëna Vita, e bukura e përjetshme, që tashmë ke marrë rrugëtimin tënd drejt Parajsës, duke na lënë pa fjalë, n trishtim dhe dhimbje të thellë! Askush nuk mund ta mendonte që jeta, në ketë periudhë Karantine, do na provonte me kete dhimbje kaq të madhe, që nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër… Dhimbja e humbjes së nënës është sikur toka përmbyset e ti nuk ke më fuqi të marrësh frymë… Kur iku babi, ndjeva se toka më lëvizi nga këmbët, e tani që ti o mami u nise drejt rrugtimit tend të fundit, ndjeva se më humbi shija e jetës. … Sa dhimbje e trishtim teksa të shihja të intubuar pas goditjes që të bëri ishemia dhe që luftoje pafund, po nuk ia dole…Eh, o Nena Vita…

Askush nuk mund ta mendonte, që pikërisht sot, do të na lije dhe me buzëqeshjen tende hyjnore, ne ditët e bekuara të Pashkëve dhe të Ramazanit, more rrugëtimin drejt Parajses, për ti qenë dhe u bashkuar me babin. Tashmë ti je nisur drejt rrugës së Parajses dhe bashkë me rrugëtimin tënd, na ke lënë prapa dhe mirësinë dhe imazhin tënd të shtrenjtë. Edhe kur shkove në spital, teksa të ngrinin me barrelë, fatin e pate që të të merrte ish-nxenesi yt, që me dashuri të tha: “Zysha ime e dashur, do të behesh mirë, se ti je e fortë dhe e zonja”. Nuk di cfarë të them, po ajo që ndjej në shpirt është dashuria me të cilën ti na edukove, jo vetem ne, femijeve te tu, po edhe nipërve e mbesave te tu. Ti rrezatoje mirësi dhe së bashku me babin për ju dhe ne ishte Shtepia e Zotit dhe e miqve! Ndonese u lutem pa fund për ty, po ja që fati e deshi që në keto ditë të veshtira, në kete periudhë izolimi t’i të shkosh dhe të prehesh e qetë në shtëpinë e fundit, pranë prindërve të tu në Tiranë, duke na lënë pas mallin dhe dashurinë për ty. Do ta ndejmë mungesën tende, fjalet e tua, perqafimet e buzëqeshjen tende, o mami më e mirë në botë!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nora malaj nora malaj humb nenen nora malaj nora malaj humb nenen

Sondazh

Poll