Politike

“Ku qethesh ti?” Rama s’i përgjigjet qytetarit: Jo Surreli e bunkeri, bëni nga ato historitë…më pyesin shpesh

24 Prill 2020, 13:34 Nga DOSJA
“Ku qethesh ti?” Rama s’i përgjigjet qytetarit: Jo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar ta ndajë me të gjithë publik vendin se ku ai qethem, bën trajtimet e nevojshme për mjekrën, apo mënyrën.

Në një video-komunikim nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Rama u pyet nga një qytetar se kur do të hapen berberët dhe se ku qethet ai.

Kësaj pyetje, kryeministri tha se nuk do të përgjigjet, pasi nëse do e thoshtë, sipas tij, njerëzit do bënin nga ato historitë me bunker e Surrel. 

“Nuk po e them se si qethem e ku qethem. Ma bëjnë shumë këtë pyetje. S’po e them se pastaj do bëni nga ato historitë që jo bunkeri jo Surreli, jo kjo, jo po ajo,”- tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll