Politike

 “A mund të hapë lokalin?”, Rama i përgjigjet qytetarit: Jo, është me rrezik

24 Prill 2020, 13:26 Nga DOSJA
 “A mund të hapë lokalin?”, Rama i përgjigjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjes së një qytetari i cili ka kërkuar që të hapë lokalin e tij. Rama tha se nuk mund të hapet lokali në këtë kohë, pasi është me rrezik.

Qytetari: A mund të hap lokalin, kam një bar kafe të vogël. Të punoj me derë mbyllur dhe të gjithë që duan të marrrin shërbime të presin tek dera. Do punoj në kushte të forta të higjienës?

Rama: Nuk do mund të hapen në këtë moment pasi po mundohemi të ruajmë jetën e qytetarëve dhe kafet janë rrezik për burim infeksioni.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll