Bota

Italia sheh ulje të viktimave dhe të të infektuarëve/ Bliletat prej letre kthehen elektronike, masat e reja për transportin

24 Prill 2020, 14:58 Nga DOSJA
Italia sheh ulje të viktimave dhe të të infektuarëve/

ITALI– Italia është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi ka vrarë mbi 25 mijë njerëz që nga fillimi i shpërthimit e deri më tani. Por në bazë të raportimeve që kanë bërë ditë pas dite autoritetet  vendase të shëndetësisë është parë që Italia po shënon një ulje të ndjeshme të numrit të viktimave apo të të sëmurëve.

Kur në fillim të  prillit apo gjatë gjithë muajit mars Italia “tronditi” botën me shifrat ditore të të vdekurëve tashmë numrat ditor kanë par një ulje të ndjeshme.

Ndërkohë  Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit, Silvio Brusaferro ka deklaruar se kurba e pandemisë nga koronavirusi po tregon se po zvogëlohet numri i personave të prekur nga koronavirusi si dhe ditët e fundit është rritur numri i testeve të tamponit të kryera te rastet e dyshuara por është rritur numri i asimptomatikëve dhe ata me shenja të moderuara të infeksionit.

“Gjithashtu po ulet edhe numri  i pacientëve të shtruar në terapi intensive por pacientët me sëmundje të tjera të mbartuar janë në rrezik për jetën. Situata e epidemiologjike është përmirësuar qartë por ekziston ende qarkullim i virusit nuk duhet ulur vigjilenca dhe kujdesi duhet të jetë në rritje për të ndaluar ripërhapjen.”-  tha Silvio Brusaferro

Ndërkohë  që në fazën e  dytë Qeveria ka  paralajmëruar se do të ketë lehtësim të masave,nuk dihet ende qartësesi do të  menaxhohet situata me transportin kur njerëzit të rinisin punët.

Sipas mediave  vendase mësohet se “normalitet” nuk do të ketë më, pasi duhet të ndiqen rregulla në shmangien e rasteve të reja të  virusit.

Kështu që nuk do të ketë më kontroll për bileta në trena, njerëzit janë të detyruar të mbajnë dorashka dhe maska nëse udhëtojnë me tren, autobus apo  avion.

Ndërkohë për të gjithë ata që i kanë të rëndësishme flutuimet me avion do t’iu matet temperatura në hyrje dhe dalje, si dhe do të ketë hapësira sanitare, ndërsa për stacionet ku nejrëzit presin do të ketë një metodë efektivë që njeërzit të qëndrojnë sa mënë distancë me njëri-tjetrin.

Këto masa pritet që të miratohen nga Ministria e Transportit. Në lidhje me transportin publik, duhet të  ruhet distanca dhe do të ketë kalime të ndara për hyrjen dhe daljen nga mjetet dhe në stacione.

Mësohet se do të vendosen dezinfektantë dhe  do të behet zëvendësimin i biletave prej letre me ato elektronike. Çdo banorë që nuk do t’iu përmbahet këtyre rregullave do të gjobitet.

Pra ky rregull i respektimit të distancës mesa duket do të na shoqërojë edhe për shumë, siç tha dhe Bill Gates se nuk do t’i kthehemi normalitetit deri në 2021  pa një vaksinë kundër virusit.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: CORRIERE

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota faza e dyte ne itali koronavirusi ne itali faza e dyte ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 14:19

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiv...