Bota

Rriten vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 761 njerëz në 24 orët e fundit nga koronavirusi, afro 20 mijë viktima në tota

24 Prill 2020, 13:32 Nga DOSJA
Rriten vdekjet në Britaninë e Madhe/ Vdesin 761 njerëz në 24

BRITANI E MADHE-  Në 24 orët e fundit Britania e Madhe ka shënuar  761  viktima si shkak i koronavirusit, duke e çuar numrin e vdekjeve nga Covid-19  në 19.499.

Bilanci i ditës së sotme të vitimave nga koronavirusi është më i lartë se dje, kur u konfirmuan 589 të vdekur, ndërsa të martën vdiqën 828 persona.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani është tashmë afro 20,000 pasi Anglia, Uellsi dhe Skocia rregjistruan  761 vdekje të COVID-19.

Sipas mediave të huaja viktimat në Angli ishin të moshës midis 40 dhe 102 vjeç, dhe 34 prej tyre nuk kishin asnjë informacion mbi sëmundjen.

761 vdekje të reja shënojnë një rritje prej 24% nga shifra e djeshme, megjithëse shifrat e sotme janë paraprake dhe ende mund të ketë rritje të tjera nga Departamenti i Shëndetësisë.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: METRO

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në britaninë e madhe koronavirusi në britaninë e madhe

Sondazh

Poll