Bota

24 Prill 2020, 14:19 Nga DOSJA

ZVICËR– Organizata  Botërore e Shëndetit ka publikuar aksidentalisht një draft dokument, në të cilin zbulohet se Remdevisiri, ilaçi i mundshëm antiviral për koronavirus ka dështuar në provën e parë klinike, nuk ka rezultuar të jetë efektiv.

Pavarësisht se deri më tani kishte shumë shpresa për një ilaç që mund virusin,  një test në Kinë ka treguar se ilaçi nuk ka qenë i suksesshëm, pasi nuk e përmirësoi gjendjen e pacientëve apo zvogëloi praninë e patogjenit në gjakut, thuhet në draftin dokument të OBSH.

Por mediat e huaja shkruajnë se OBSH e ka fshirë brenda pak minutash studimin e publikuar, i cili është provua tek më shumë se  200 të infektuar me Covid-19, mes të cilëve 14% vdiqën.

Në bazë të raportit testet klinike u ndërprenë për shkak të efekteve anësore që shkaktonte Remdevisiri.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kine obsh remdevisiri vaksina kunder koronavirusit kine obsh remdevisiri vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll