Bota

Rëndohet bilanci në Rusi/ Vdesin 60 njerëz dhe infektohen 5,849 të tjerë në 24 orët e fundit nga COVID-19

24 Prill 2020, 14:04 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Rusi/ Vdesin 60 njerëz dhe infektohen 5,849

RUSI– Ditën e sotme autoritetet ruse kanë bërë me dije se të paktën 60 persona të infektuar nga koronavirusi nuk i kanë mbijetuar dot kësaj lufte të ashpër me virusin. Ndërkohë edhe numri i të infektuarëve është rritur ndjeshëm, pasi vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 të paktën 5.849.

Me rritjen e ditës së sotme numri total i të sëmurëve ka shkuar në 68,622 njerëz të prekur, ndërkohë që virusi është përhapur në 85 rajone të vendit. Lajmi i mirë është se janë shëruar 5,568 persona ndërsa 50 të tjerë po trajtohen në spitale.

Kujtojmë që Moska mbetet vendi më i goditur nga koronavirusi, ndërsa për situatën e vështirë në vend kryetari i saj Sergey Sobyanin tha se qyteti ende nuk e ka arritur pikun e pandemisë.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524 qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: themoscowtimes

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll