Bota

“Të gjithë mund ta ndihmojnë dikë”/ Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës ndan ndihma për qytetar

24 Prill 2020, 12:07 Nga DOSJA
“Të gjithë mund ta ndihmojnë dikë”/ Mark Gjonaj,

SHBA- Mark Gjonaj, kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe njëkohësisht këshilltar i Bashkisë së Nju Jork-ut, u është bashkuar nismave solidare të komunitetit shqiptaro-amerikan, ku së bashku me dy organizatat humanitare “Albanian American-Open Hand Association In.c” dhe “Muslims for Humanity” kanë shpërndarë ndihma për qytetarët në nevojë në Bronx të SHBA-së.
Përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, Gjonaj shprehu falenderim për të gjithë ata të cilët iu bashkuan kësaj nisme dhe dhuruan ndihma për familjet dhe qytetarët në përballim e kësaj situate.

Foto nga shpërndarja e ndihmave

Ndër të tjera, ai shkruan: “Askush nuk mund t’i ndihmojë të gjithë, por të gjithë mund ta ndihmojnë dikë. Ne jemi në gjithë këtu së bashku!”
Gjonaj, gjithashtu, bën të ditur se edhe Bashkia e Nju Jorkut do të angazhohet për t’i ardhur në ndihmë komunitetit në veçanti qytetarëve që kanë humbur punën dhe po përballen me pasojat e pandemisë.

Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora koronavirusi ne shba mark gjonaj koronavirusi ne shba mark gjonaj

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...