Bota

“Unë Luaj Shqip” nisma muzikore e artistit shqiptar Redi Llupa në kohë koronavirusi

24 Prill 2020, 12:55 Nga DOSJA
“Unë Luaj Shqip” nisma muzikore e artistit shqiptar Redi Llupa

TIRANË– Së fundmi, një nismë të tillë ka marrë edhe Redi Llupa, pianisti i talentuar shqiptar me veprimtari artistike në SHBA.

“Unë Luaj Shqip” do jetë nisma muzikore e artistit, e cila do të mundësojë rritjen e bashkëpunimit midis artistëve dhe ekspozimin e vlerave të muzikës sonë kombëtare.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë Llupa, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku shkruan: Si artist dhe instrumentist shqiptar që jetoj dhe veproj në SHBA desha të filloja një nismë për të gjithë ne që të mbështesim dhe të njohim njëri-tjetrin më mirë kudo nëpër botë me anë të muzikës sonë. Herën e fundit që isha në Shqipëri pata rastin të shprehja se një nga nismat e mia ishte që të lueshin sa më shumë vepra nga kompozitorët tanë dhe që muzika jonë të njihej edhe jashtë vendit, ku të kishte edhe mundësi të njihej akademikisht dhe luhej nga artistë të huaj.

Ai fton artistët shqiptarë kudo që janë t’i bashkohen kësaj nisme teksa thotë se kjo nismë mund të jetë edhe një urë lidhëse për artistët dhe akademikët e muzikës shqiptare në botë.


Llupa është i njohur  edhe për lidhjet dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm me Shqipërinë, si organizimi i koncertit “Diaspora Artistike dhe Shkencore-SHBA” në Tiranë. Këto video në postimin e pianistit të njohur janë të publikuara nga Vasil Sofokli Tole, në shtator të 2019.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora redi llupa redi llupa

Sondazh

Poll