Bota

Me maska në fytyrë, mbi 3 mijë maturantë në Hong Kong japin provimet përfundimtare të shkollës së mesme

24 Prill 2020, 12:13 Nga DOSJA
Me maska në fytyrë, mbi 3 mijë maturantë në Hong Kong

HONG KONG- Sipas mediave të huaja me mijëra nxënës në Hong Kong ishin të parët në botë krahasuar me vendet e tjera që zhvilluan provimet përfundimtare të shkollës së mesme  ditën e sotme. Por gjithçka është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie për sigurinë e jetës së nxënësve.  Këta  të fundit janë urdhëruar që të mbajnë  maska në fytyrë si edhe janë kontrolluar për temperaturë pasi kanë qëndruar  në shtëpi për të paktën 3 muaj.

Provimi përfundimtar i shkollës së mesme u dha me një vonesë katër-javore pasi numri i rasteve të reja të koronavirusit u ul, megjithëse masat për distancimin shoqëror mbeten në të gjithë qytetin me qeveri kineze.

“Është sikur ne të rrezikojmë jetën tonë për një vend në universitet dhe as e dimë nëse do të kemi sukses.”- ka thënë  tha Rita Hung, 18 vjeçe, para se të hynte në provim.

Në total kanë dhënë provimin më shumë se 3.000 studentë në seancën e parë të ditës së sotme. Ndërsa numri i përgjithshëm në vend është rreth 52,000 nxënës që duhet ta japin këtë provim.  do ta bëjnë këtë gjatë muajit të ardhshëm.

Kujtojmë që Hong Kongu mbylli  shkollat që nga fundi i janarit. Në qytetet u raportuan edhe dy raste të tjera të koronavirusit të enjten, duke regjistruar në total 1,036 raste, ndërsa 4 persona kanë vdekur.

Burimi: reuters 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hong kong koronavirusi ne hong kong hong kong koronavirusi ne hong kong

Sondazh

Poll