Bota

Rëndohet gjendja në Greqi/ Pacienti shkoi në klinikë për të kryer dializën, infektoi 37 të tjerë mes tyre edhe 17 anët

24 Prill 2020, 14:18 Nga DOSJA
Rëndohet gjendja në Greqi/ Pacienti shkoi në klinikë

 GREQI– Autoritetet shëndetësore në Greqi ditën e sotme kanë raportuar se janë infektuar nga koronavirusi të paktën  37 persona mes  226 pacientëve dhe punonjësve të një klinike private në Peristeri të Athinës.

Ata kanë bërë me dije se nga të prekurit 17  janë punonjës të klinikës ndëra pjesa tjetër janë pacientë dhe tre nga të infektuarit tashmë kanë ndërruar jetë.

Mediat greke kanë raportuar se punonjësit e klinikës ndodhen të karantinuar në shtëpi, ndërsa pacientët e infektuar janë transferuar në instutucione të tjera të kujdesit shëndetësor.

Ata kanë shtuar se të gjithë pacientët e infektuar e kanë marrë virusin nga një pacient që kishte shkuar të bënte dializën në këtë spital. Deri më tani në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 127 dhe numri i të infektuarve në 2.463

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524  qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: tanea.gr

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll