Bota

Sot Koreja e Jugut nuk raportoi asnjë viktimë nga Covid-19, infektohen vetëm 6 persona

24 Prill 2020, 11:58 Nga DOSJA
Sot Koreja e Jugut nuk raportoi asnjë viktimë nga Covid-19, infektohen

KORE E JUGUT- Mes situatës së vështirë të koronavirusi, pas shumë ditësh Koreja e Jugut ditën e sotme nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar vetëm gjashtë raste të reja të të infektuarve.

Kjo është shifra më e ulët që nga 18 shkurti. Vendi përdori masa të rrepta të gjurmimit dhe testimit për të gjetur pacientë të infektuar, izoluar dhe trajtuar ata.

Kujtojmë që nga shpërthimi i virusit e deri më tani kanë vdekur 240 njerëz, shifër relativisht e ulët krahasuar me shtete të tjerë që shënojnë 240 viktima në  një ditë, ose më shumë  rreth 400, 500, 600 deri në 900 viktima në ditë si SHBA, Italia dhe Spanja. Pasi këto janë vendet që kryesojnë listën e shteteve më të goditura nga Covid-19.

Në rang global kanë humbur jetën 191,084 qytetarë dhe rezultojnë të infektuar 2,726,770 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca, Spanja dhe Kina. në SHBA virusi po bën kërdinë. 50,243 qytetarë kanë humbur jetën në Amerikë dhe 886,709 të tjerë rezultojnë të infektuar. Në Itali deri më tani janë shënuar 25,549 viktima dhe në Spanjë 22,524  qytetarë kanë humbur betejën me virusin. Po kështu edhe në Francë situata nuk paraqitet mirë, pasi në këtë shtet kanë humbur jetën 21,856 qytetarë.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne korene e jugut koronavirusi ne korene e jugut

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...