Bota

ME VIDEO/ “Mami s’ja vlen”, djali 4-vjeçar në gjendje të rëndë me Covid-19 përlot me fjalët! Mezi mbushet me frymë

24 Prill 2020, 11:59 Nga DOSJA
ME VIDEO/ “Mami s’ja vlen”, djali 4-vjeçar në

BRITANI– Doktoresha Anna Zimmerman nga Lincolni u përball me lajmin më të frikshëm, ku i biri vetëm Lincoln 4 vjeç rezultoi i infektuar me koronavirus.

Ajo ka vendosur të ndajë me të gjithë njerëzit një video, në të cilën shfaqet i biri në shtratin e spitalit, duke luftuar me jetën, dhe duke u mbushur me frymë me shumë vështirësi.

Madje, doktoresha nuk ka nguruar të tregojë dhe fjalët prekëse të të birit, ndërsa dergjej në shtrat.

“Mami nuk ja vlen, mami kur do të mbarojë kjo, mami nuk ndihem mirë, më dërgo në shtëpi”,- janë fjalët prekëse të thëna nga 4-vjeçari, i cili po lufton me jetën, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Djali i specialistit neonatale, Dr Anna Zimmerman, është duke marrë oksigjen për të mbijetuar, dhe videoja ka prekur miliona shikues.

Dr. Anna ka rrëfyer se kanë bërë gjithçka siç duhet që i biri të mos kontraktonte virusin, por nuk ja dolën dot.

“Fëmijët e mi nuk i kam nxjerrë kurrë për të luajtur pas izolimit. Madje as të bisedonin me miqtë e tyre të lagjes në rrugë. Bëmë gjithçka siç duhej por Lincoln u sëmur. Rreth 10 ditë pasi shfaqi simptomat ai duhet të shtrohej në spital ku rezultoi pozitiv me Covid-19. Ai po mundohet aq shumë për të marrë frymë. Është torrturë për një nënë të shikojë këtë gjë,”- u shpreh Dr Anna.

Megjithatë Lincoln filloi të ketë përmirësime çdo ditë, dhe tani merr vetëm 1 L oksigjen në ditë. Dr Anna ka shpresë se së shpejti i biri do të kthehet në shtëpi.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota anna zimmerman britani lincoln anna zimmerman britani lincoln

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2020, 09:22

Albini më kujton vetminë e gjimnazit

KOSOVË- Nuk e di saktë se si e kam tërhequr zemërimin e tyre, ama një ditë prej ditëve, u ndodha plotësisht e vetmuar në klasë, në rreshtin e mesëm ku ules...