Politike

“Kur do shikojmë prindërit?” Rama i përgjigjet qytetares: Do të përfundosh si ai djali në Mirditë që tani po i bie k

24 Prill 2020, 13:02 Nga DOSJA
“Kur do shikojmë prindërit?” Rama i përgjigjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk do të ketë asnjë tolerim dhe askush nuk mund të shkojë të shikojë prindërit në qytete të tjera. Rama tha se nëse fëmijët shkojnë tek prindërit mund të bëhen si rasti i Mirditës, që infektoi prindërit se shkoi i takoi.

Qytetarja: Kur do ketë një ditë leje për fëmijët që të shkojnë tek prindërit se na ka marrë malli t’i shikojmë se janë vetëm?

Rama: Jo Luareta jo, e di që të ka marrë malli, por nuk mund të shkoj. Pasi mund të bësh gjëmën si ai djali në Mirditë. Ai nuk shkoi që t’i infekonte, por tani po i bie kokës me grushte. Nuk do shkoni, nuk do ketë vizita tek prindërit.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll