Politike

Rama flet për masa lehtësuese: Do lirohet lëvizja fshat-qytet, xhiroja në këmbë dhe dalja e pensionistëve me orar

24 Prill 2020, 13:13 Nga DOSJA
Rama flet për masa lehtësuese: Do lirohet lëvizja fshat-qytet,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga java tjetër do të ketë masa lehtësue dhe po mendohet për të liruar lëvizjen në këmbë. Rama tha se do relaksohet pak lëvizja fshat-qytet dhe mund të ketë një orar të posaçëm për pensionistët.

Lëvizja fshat-qytet të jetë më e relaksuar. Levizja në këmbë do jetë më e lehtë. Do ketë një orar për pensionistët, për shembull të dalin në mëngjes, pastaj ata brenda e të tjerët jashtë. Mund të lejohet dhe dalja për xhiro, deri në 2 veta, por jo më shumë se dy veta dhe jo të qëndrojnë në një vend dhe të krijojnë grumbuj”, u shpreh Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll