Politike

Rama njofton një orë para mbylljes totale: Në fundjave të gjithë në shtëpi

24 Prill 2020, 13:10 Nga DOSJA
Rama njofton një orë para mbylljes totale: Në fundjave të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se prej orës 17:30 të gjithë do të mbyllen në shëpi, njësoj si fundjavën e kaluar.

Ky njoftim i Ramës është bërë vetëm një orë para se gjthçka të mbyllet e të gjithë të izolohen. Ai tha se të gjithë do të jenë të izoluar në shtëpi, përveç atyre që kanë punë specifike.

“Fundjava do të jetë e bllokuar. E shtuna e diela, e bllokuar. Të gjithë në shtëpi. Përveç atyre që janë në punë. Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme”, tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll