Politike

Kryeministri u pëgjigjet akuzave: Dakord dua të vendos komunizimin, po botën e shihni? Pakot po shpërndahen, ka edhe abuzime

24 Prill 2020, 12:59 Nga DOSJA
Kryeministri u pëgjigjet akuzave: Dakord dua të vendos komunizimin, po

TIRANË– Edi Rama në një lidhje live nga zyra e tij u është përgjigjur akuzave se po përpiqet të rikthejë sistemin diktatorial në vend. Rama tha se masat e marra në Shqipëri, ishin të njëjta në të gjithë botën.

Gjithashtu kreu i qeverisë, ka sqaruar se raundi i dytë dhe i tretë i pakove të ndihmës ekonomike ka filluar sërish që të shpërndahet duke mos e mohuar se në disa raste mund të ketë pasur edhe abuzime.

Mirë unë që dua të vendos sistemin komunist, dakord! Po jashtë nuk shihni çfarë ndodh? Televizor nuk keni? Po atë mrrokllën e keni, nuk e përdorni për të parë çfarë ndodh në botë? Prindërit janë gjëja më e shtrenjtë dhe nuk mund t’i fusim në një luftë ku e kanë shumë të vështirë për të parë gjallë. Nga ata dënglat se do shkojë djali atje se shteti i ka braktisur. Ja u bënë 6 javë, keni dëgjuar të vdesë ndojnë për bukë? Ai solidaritet që i ka karakterizuar shqiptarët, është edhe solidariteti i shtetit me të gjitha të metat edhe më abuzimet që mund të ketë lart e poshtë e nuk i përjashtoj. Pakot i monitorojmë të gjithë. Ka filluar xhiroja e dytë dhe e tretë në çdo familje. Do hapemi dhe do fillojmë të dalim në plazhe? Jo, jo! Zoti të ka dhënë mëndjen të mendosh dhe të mbrosh veten dhe prindërit,”-tha Rama. 

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi pakot me ushqime plani ekonomik per koronavirusin edi rama koronavirusi ne shqiperi pakot me ushqime plani ekonomik per koronavirusin

Sondazh

Poll