Politike

Lirimi i lëvizjes, Rama tregon bashkikë që do ‘hapen’: Fillojmë me Gjirokastrën, Divjakën dhe Sarandën, janë me rrez

24 Prill 2020, 13:07 Nga DOSJA
Lirimi i lëvizjes, Rama tregon bashkikë që do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur për lirimin e masave të koronavirusit. Në një lidhje live nga zyra e tij, kreu i qeverisë përmendi me emra të gjitha Bashkitë që do të ‘hapen’ pasi deri më tani kanë rrezikshmëri të ulët. 

Gjithashtu Rama bëri me dije se ka kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel ndihmë nga Instituti Publik gjerman për t’u këshilluar lidhur me masat që duhen marrë në vend për koronavirusin. 

Lejo lëvizjen thotë ky? E thashë edhe pak ditë më parë, kemi një strategji hapjeje të vlerësuar dhe aprovuar nga ekspertët dhe të konsultuar ndërkombëtarisht. Kemi pasur një bashkëbisedim të dobishëm falë kancelaresh gjermane që na vuri në në dispozicion me kërkesën time dhe po iu them edhe njëherë mos përdorni shembuj: Gjermania, Suedia. Edhe me ekspertët gjerman të Instituin Publik gjerman. Jeni bërë të gjithë ekspertë testesh. Do bëjmë lëvizje të përshkallëzuar dhe në një sërë zonash të vendit sesa në zona të tjera në risk më të lartë. Nuk do të hapet tranporti në një zonë në tjetrën në asnjë mënyrë në për asnjë ditë dhe javë. Qarku i Gjirokasrtës do të ketë më shumë lehtësira dhe lëvizje, bashkia e Divjakës, Sarandë, Konispol e Himarë do të kenë lehtësi lëvizje. Po ashtu edhe Pogradec, Përrenjas dhe Librazhd. Fola edhe ministren e Shëndetësisë prandaj e shtyva edhe këtë komunikim,”– tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit

Sondazh

Poll