Politike

Rama flet për nënën e tij: Më ka marrë malli ta takoj, por nuk shkoj se po e mbroj atë dhe familjen

24 Prill 2020, 12:55 Nga DOSJA
Rama flet për nënën e tij: Më ka marrë malli ta takoj,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar edhe njëherë qytetarëve që të zbatojnë rrezulat e të ruajnë distancën fizike. Në një bashkëbisedim me qytetarët Rama tha se dhe atë e ka marrë malli për nënën e tijm, por nuk shkon ta takojë, pasi e mbron.


Pse nuk më ka marrë malli mua për nënën time? Nuk dua të takoj unë nënën time? Apo ka frikë se më kap policia rrugës? Jo unë zbatoj rregullat siç ua kërkoj dhe juve, pasi mbroj familjen time dhe nënën time”, tha Rama.

Këtë dhe deklarata të tjera, kryeministri Edi Rama i ka bërë pasditen e sotme me anë të një komunikimi live nga zyra e tij ku edhe dha lajmin se edhe kjo fundjavë do të na gjejë të karantinuar në shtëpi.

Kreu i qeverisë doli edhe për Bashkitë që do të “hapen” të parat, duke i përmendur me emra. Sipas tij, masat lehtësuese do të nisin javën që vjen, ndërsa udhëtimi nga qyteti në qytet do të jetë i ndaluar edhe për disa kohë për shkak të rrezikut të infektimit. Rama foli edhe për planin ekonomik dhe për kërkesën e opozitës për testime masive.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020 edi rama masat kunder covid 19 rama 24 prill 2020

Sondazh

Poll