Politike

Ahmetaj ‘bëhet lëmsh’ me veprime të thjeshta matematikore, nuk i dalin llogaritë. Nxjerr 210 milion € mangët (VD)

24 Prill 2020, 10:43 Nga DOSJA
Ahmetaj ‘bëhet lëmsh’ me veprime të thjeshta

TIRANË- Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, që është dhe përgjegjës për menaxhimin e situatës së COVID-19, ka bërë dje një gafë të pafalshme, kjo pasi më herët a ka qenë dhe ministrër i Financave.

Teksa po tregonte në studion e “Opinion” se paketat ekonomike të qeverisë shkojnë 650 milionë Euro, Ahmetaj u bë lëmsh me llogaritë matmatikore. Në fillim tha se janë 650 milionë Euro në total, po llogaritë i nxorri 400 milionë dhe në fund u shpreh e gjithë ndihma shkon 600 milionë.

Unë dua të them diçka për paketat ekonomike në tërësi që shkojnë në 650 milionë Euro. Asnjë gjë nuk është virutale. Se kur u tha kryeministri për tërmeti që do i nxjerrte lekët nga dheu dhe i nxorri nga dheu, tani i thoni ku pse nuk përgjigjet qeveria, ja u përgjigjë. 120 milionë paketa e parë, 70 milionë paketa e dytë, 150 heqja e kamatave, shkojnë 340 milionë. Dakord? Fillojmë me instrumenti i garancisë 100 milionë, u bënë 440 milionë. Plus paketat e dyta dhe këto kanë dalë…”, u shpreh ministri.

Por edhe pse u mundua që të sqaronte paketat ekonomike dhe paratë e dhënë nga qeveria si ndihmë ekonomike, sërish Ahmetajt nuk i dalin llogaritë dhe janë 210 milionë Euro mangët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj gafa e ahmetajt llogarite e ahmetaj arben ahmetaj gafa e ahmetajt llogarite e ahmetaj

Sondazh

Poll